9.5 C
Tirana
Saturday, December 13, 2025

GJKKO vendos gjykim i shkurtuar për sih-deputetin e PS Jurgis Çyrbjes do t’i ulet 1/3 e dënimit që do të vendosi gjykata

Ish-deputetit socialist Jurgys Çyrbja do t’i ulet një e treta e dënimit nëse do të shpallet fajtor. GJKKO ka pranuar gjykimin e shkurtuar për të, Ahmet Mashën dhe Altin Hajrin. SPAK e akuzoi për nxjerrje të sekretit shtetëror dhe bashkëpunim me të shumë kërkuarin në këmbim të votave për tu bërë deputet

Gjykata e Posaçme ka pranuar këtë të premte kërkesën e ish deputetit Jurgis Çyrbja, Ahmet Mashës dhe Altin Hajrit, ky i fundit në kërkim, për gjykim të shkurtuar. Me këtë vendim nëse ata do të gjenden fajtor masa do të ulet me një të tretën e dënimit.

Tashmë më 20 tetor do të dëgjohen argumentet dhe gjetjet e prokurorisë dhe më pas seanca do të vijojë me kundërshtimet e avokatëve duke i lënë më pas gjykatës të drejtën për vendimin.

Jurgis Çyrbja u arrestua më 20 tetor të vitit të kaluar, pak ditë pasi la mandatin e deputetit për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje, përkrahje krimi dhe nxjerrje e sekretit shtetëror.

Sipas SPAK-ut, Çyrbja akuzohet për “Tregim i sekretit shtetëror e kryer në gjashtë raste në vitet 2020 dhe 2021,  “Përkrahje e autorit të krimit”, kryer në katër raste  dhe “Korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Në këtë periudhë Çyrbja kandidoi dhe u zgjodh në një mandate të dytë parlamentar. Prokurorët zbuluan se ai bashkëpunoi me Hajrin duke kërkuar mbështetjen me vota në këmbim të ndihmës me të dhëna mbi operacionet policore apo dhe ndikim në drejtësi.

Së bashku me të janë dhe  Ahmet Masha, me të njëjtat akuza dhe Altin Hajri, i akuzuar për korrupsion në zgjedhje dhe tregtim i sekretit shtetëror. Për hetimet Prokuroria e Posaçme thotë se janë përdorur dhe komunikimet në “SKY” dhe “Matrix”.

SPAK thotë se të tre janë vënë në dijeni të të dhënave në sistemin “TIMS”, mbi një person të shpallur në kërkim, si edhe të disa informacioneve sekrete të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit që kishin të bënin për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Çyrbja siç thuhet në deklaratë ka pasur marrëdhënie të ngushtë miqësore me të pandehurin, Altin Hajri, që ishte në kërkim ndërkombëtar për kryerjen e veprave shumë të rënda penale mes të cilave dhe zhdukjen e Jan Prengës në kompleksin “Golden”.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat