6.5 C
Tirana
Saturday, December 13, 2025

Tjetërsimi i pronave në Gjirin e Lalzit, SPAK urdhërarreste për ‘Rrumin e Shijakut’ dhe Astrit Avdylajn! Në edhe vëllai i deputetit të PS-së

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lëshuar disa urdhërarreste, mes tyre edhe për Astrit Avdylajn, i cili është në burg edhe për operacionin “Revanshi”. Në pranga, Enea Kume, vëllai i deputetit Loer Kume, Vullnet Muça, vëllai i Rrumit të Shijakut dhe Vlashi Draçi. Kontrolle u ushtruan edhe te shtëpia e Rrumit të Shijakut, por nuk u gjet.

Nga 9 urdhër arreste, 3 prej tyre janë ekzekutuar, duke çuar në pranga Vullnet Muçën, vëllanë e Rrumit të Shijakut, Enea Kume, vëllai i deputetit të Partisë Socialiste Loer Kume, si edhe Vlash Draçi. Ndërkohë, Astrit Avdyulajt i komunikohet masa e re e sigurisë në burg, ndërsa në kërkim është shpallur Aldo Avdylaj, ndaj të cilit ka pasur edhe më herët masë sigurie po për operacionin “Revanshi”, por nuk është arrestuar. 

Në kuadër të këtij operacioni, me urdhër të SPAK është ushtruar kontroll edhe në shtëpinë e Rrumit të Shijakut, por nuk është gjetur në banesë.

Kush është "Rrumi i Shijakut"?

Rrumi i Shijakut është një personazh i njohur i botës së krimit, por jo vetëm. Ai rezulton ende në kërkim nga autoritetet shqiptare, ndërsa më 23 korrik Apeli i GJKKO me 3 vite burgim lidhur me tjetërsimin e 45 mijë m2 tokë te Gjiri i Lalzit, fajtor për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim.

Dënimi për Lahon ka zbritur në dy vite për shkak të gjykimit të shkurtuar lidhur me tjetërsimin e 45 mijë m2 tokë te Gjiri i Lalzit. Laho akuzohet se i ka dhënë zyrtarit të Avokatit të Shtetit, Irgen Kërçuku, 600 mijë lekë dhe i kishte premtuar edhe 300 mijë lekë të tjera, për të mos apeluar një çështje pronësie që lidhej me tjetërsimin e 45 mijë metrave katrorë tokë publike në Gjirin e Lalzit. 

Ai rezulton i shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit si i dyshuar në pengmarrjen e 2 vëllezërve Beqiraj të cilët dyshohet se janë përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale.

Në pranga

1-Vullnet Muça (vëllai i Rrumit, Aleksandr Lahos)

2-Enea Kume, ( vëllai i deputetit Loer Kume )

3-Vlash Draçi

Masa sigurie edhe për:

4-Aleksandër Lahon (në kërkim)

5- Astrit Avdylaj (në burg)

6- Aldo Avdylaj (në kërkim)

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat