5.5 C
Tirana
Sunday, December 14, 2025

Sa “për sy e faqe” mazhoranca dhe opozita përplasen ‘ashpër’ në Konferencën e Kryetarëve për kalendarin e punimeve të Kuvendit (Debatet)

Pasi seancan parlamentare nuk e kanë fituar vëmendjen e pritshme, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kërkuar me ngulm që të zhvillohet një mocion me debat këtë të enjte, lidhur me programin e qeverisë, e veçanërisht në fushën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kjo kërkesë është shqyrtuar gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, por është refuzuar nga mazhoranca.

Në fjalën e tij, Bardhi theksoi se kërkesa e Grupi Parlamentar të PD-së për zhvillimin e mocionit me debat është plotësisht e ligjshme dhe e përputhshme me rregulloren e Kuvendit. “Nuk është caktuar seanca për këtë të enjte, dhe kërkojmë që ky mocion të zhvillohet pikërisht këtë ditë,” tha ai, duke shtuar se ky debat është një mundësi e rëndësishme për të diskutuar aspiratën e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian

Bardhi e akuzoi mazhorancën se po shmang debatin dhe transparencën lidhur me politikën e integrimit evropian. “Mazhoranca i shmanget debatit dhe transparencës për qeverinë, duke refuzuar kërkesën për mocion,” theksoi ai, duke kërkuar që Konferenca e Kryetarëve të vendosë menjëherë për zhvillimin e këtij mocioni.

Pjesë nga debati

Gazment Bardhi: Konferenca e Kryetareve nuk vlereson permbajtjen e kerkeses për mocion. Konfernca vendos vetem daten. Kerkesa eshte konforme rregullores dhe ka nje pike. Aspiraten e shqiperise per ne bashkimin europian. Keni qene ju qe keni bertitur ne Kuvend se opozita nuk don debat.

Sot jeni ju qe po e faktoni se kush nuk don debat, kush nuk ka nje bilanc per tu perballur ne debat, kush nuk ka nje program te qarte per ate qe e keni shpallur priorit pra antaresimin ne BE. Nga njera ana bertisni se kemi krijuar jo normalitet ne kuvend nga ana tjeter refuzoni debatin.

Bilanci i vetem i qeverise eshte ku do te udhetojne per takime, kujt do ti japin leje ndertimi, cili eshte koncensioni i radhes apo cilat para do te vidhen.

Taulant Balla: Kuvendi i Shqiperise ka percaktuar nje sere mekanizmash ne funksion te deputeteve/ grupi deputetesh apo Grupi Parlamentar per të ushtruar mbikeqyerje te ekzekutivit.

Jo pa shkak Kuvendi ka percaktuar ne nenin 98 mocionin per nje arsye te vecante dhe konkrete. Duke qene se kerkohet mirekuptim, do te keni gjithmone mirekuptimin tone.

E lexova mocionin ne te cilin ka 6 super çështje, ku ne secilen ka shume nenceshtje. Rregullorja thote nje ceshtje. Ne kerkese ju caktoni disa makro çështje.

Mjafton dy ceshtjet e para që listoni te cilat peefaqesojne dy superceshtje te medha me shume nen ceshtje. çështjen kater kerkoni integritetin e ministrave dhe me pas vazhdon me kriminalizimin e politikes shqiptare. Pra z. Kryetar jemi para nje kerkese qe nuk respekton as ne form as ne permbajtje percaktimet e detyrueshme te nenit 98 te Rregullores se Kuvendit. Ne te kaluaren kemi bere debat dhe jemi dakordesuar qe te hartohet mocioni per nje ceshtje te caktuar.

Dy javë pas seances se diskutimit te programit te qeverise dhe perberjes ne e quajme pike te ezauruar. Kerkesa per mocion per debat ka 6 super ceshtje dhe asnje ceshtje te vecante. Jeni te mirepritur ta risillni te modifikuar vetem ne nje ceshtje.

Nuk e thote rregullorja qe ne seancen me te pare te diskutohet mocioni, por brenda 30 diteve nga depozitimi.

Tedi Blushi: Mocioni me debat eshte “pasqyra” e deshtimeve, korrupsionit dhe inkriminimit te Qeverise dhe Edi Rames. Nuk mund ti mohoni opozites mekanizmat e saj kushtetues. Po prishni debatin, po shkaterroni parlamentarizmin, po shkelni Kushtetuten! Frika juaj eshte tmerri nga aferat qe mbani mbi supe.

Refuzimi i kërkesës per mocion nga mazhoranca, perpjekje per te zhbere nje tjeter te drejte kushtetuese te opozites! Pranoni debatin dhe perballjen me opoziten dhe mos u shmangni me procedure Po vijoni të shkelni kushtetuten dhe të thelloni paligjshmerine.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat