1.5 C
Tirana
Sunday, December 14, 2025

Gjykata e Lartë zgjedh Asim Vokshin si anëtar të Gjykatës Kushtetuese (Mediat pa u thelluar shkruajtën se u zgjodh kryetar)

Gjykata e Lartë ka zgjedhur sot Asim Vokshin si anëtarin më të ri të Gjykatës Kushtetuese. Por shumica e mediave kanë shkruar se Vokshi u zgjodh kryetar meqë do të zëvendësojë në Kushtetuese vendin bosh të lënë nga Holta Zaçaj.

Anëtarët e tjerë që ishin në garë për këtë vakancë Naureda Llagami dhe Florjan Ballhysa, u kënaqën vetëm me titullin “kandidat” potencial për në Gjykatën më të lartë në vend.

Më 17 shtator 2025, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) zhvilloi një mbledhje maratonë, ku mbylli procesin e verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturave.

Sipas renditjes, anëtari i Gjykatës së Lartë Asim Vokshi i cili sot u zgjodh si i kryetar i Gjykatës Kushtetuese kryesoi listën me 89.5 pikë.

Pas tij u rendit Naureda Llagami, ish-kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, e cila mori 89.3 pikë, me një diferencë minimale nga Vokshi.

Në vendin e tretë u pozicionua ish-Komisioneri Publik në procesin e vettingut, Florian Ballhysa, me 77.83 pikë.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat