5.5 C
Tirana
Sunday, December 14, 2025

Mjaftojnë 10 minuta shi pët të zbuluar dështimin e kanalizimeve, përmbytet rruga ‘Shefqet Kuka’ në Tiranë

Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme të mëdha në rrugën “Shefqet Kuka” në njësinë nr.4 të Tiranës, ku përmbytjet dhe kanalizimet e dëmtuara e kanë kthyer zonën në një rrugë të pakalueshme.

Sikurse tregohet edhe fotot, rruga është mbushur me gropa të thella, tuba të shpërbërë dhe baltë, duke krijuar vështirësi serioze për këdo që kalon aty. Situata bëhet edhe më e rrezikshme për fëmijët, të cilët përdorin këtë rrugë për të shkuar në shkollë.

Banorët i bëjnë thirrje Bashkisë së Tiranës të ndërhyjë menjëherë për të riparuar kanalizimet dhe për të rikonstruktuar rrugën, duke theksuar se problemet përsëriten sa herë nis sezoni i shirave.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat