Partia Demokratike ka denoncuar këtë të dielë një tjetër rast të keqpërdorimit të fondeve publike, këtë herë në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë, ku tenderët po kthehen në biznes familjar për të afërmit e pushtetit.
Në fokus të denoncimit është një procedurë e kufizuar tenderimi e zhvilluar nga Ministria e Mbrojtjes, e drejtuar nga Pirro Vëngu, me objektin: “Ndërtim i rrethimit të jashtëm pjesor, sistemin e vëzhgimit me kamera, rrjetin e ndriçimit perimetral, ndërtimin e portave hyrëse dhe vendqëndrimit të rojeve në pronën nr. 318 dhe nr. 319, Mengël, Elbasan”.
Sipas PD-së, në këtë procedurë u paraqit vetëm një ofertë, e cila u shpall edhe fituese, me një vlerë prej 460 mijë euro, ose 98% të fondit limit.
“Partia Demokratike denoncon një tjetër rast ku edhe tenderat në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë po kthehen në biznes për familjarët e pushtetit. Ministria e Mbrojtjes, e drejtuar nga Pirro Vëngu, ka zhvilluar një procedurë të kufizuar për objektin: ‘Ndërtim i rrethimit të jashtëm pjesor, sistemin e vëzhgimit me kamera, rrjetin e ndriçimit perimetral, ndërtimin e portave hyrëse dhe vendqëndrimit të rojeve në pronën nr. 318 dhe nr. 319, Mengël, Elbasan’. thuhet në deklaratën e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli.
Për këtë tender u të kufizuar u paraqit vetëm një ofertë, dhe pikërisht kjo ofertë u shpall fituese, me vlerën 460 mijë euro – 98% të fondit limit.