20.5 C
Tirana
Sunday, September 14, 2025

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson infarkt në Voskopojë, pas ndihmës së parë në spitalin e Korçës, niset me helikopter në Tiranë

Teksa po shijojnte freskinë në fshatin turistik të Voskopojës, në qarkun e Korçës Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, ka pësuar një infarkt, që për pak nuk rezultoi fatal për jetën e tij.

Ngjarja ka ndodhur gjatë qëndrimit të tij në zonë së bashku me bashkëshorten. Menjëherë pas shqetësimeve shëndetësore, ambasadori është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Burime spitalore bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore është aktualisht e qëndrueshme, por për trajtim më të specializuar pritet të transferohet në një spital në Tiranë.

Burime nga policia lokale konfirmojnë se ambasadori nuk ndodhej në një vizitë zyrtare apo takim pune në qarkun e Korçës, por po qëndronte për arsye personale në Voskopojë, së bashku me bashkëshorten, për të vizituar këtë destinacion turistik.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat