26.5 C
Tirana
Wednesday, September 10, 2025

Legjenda e gazetarisë italiane Pippo Baudo i lë pjesën më të madhe të pasurisë sekretarës së tij besnike, Dina Minna

Prezantuesi i njohur italian Pippo Baudo, i ndarë nga jeta më 16 gusht në Romë, ka lënë një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë së tij sekretarës Dina Minna, e cila ka qenë pranë tij për mbi tridhjetë vite, si në jetën private ashtu edhe në atë profesionale.

Sipas raportimeve nga gazeta Il Messaggero, kjo u bë e ditur dje në Bracciano, gjatë hapjes së testamentit në studion e noterit Renato Carraffa, në prani të dy fëmijëve të Baudos, Alessandro dhe Tiziana, si dhe vetë Minna-s. I munguar në këtë ceremoni ishte avokati Giorgio Assumma, mik i vjetër i prezantuesit.

Trashëgimia e Baudos, e vlerësuar rreth 10 milionë euro, është ndarë në tre pjesë të barabarta: një për secilin nga fëmijët dhe një për bashkëpunëtoren e tij të besueshme, e cila që nga vitet ’80 kishte menaxhuar agjendën e tij, telefonatat dhe, në vitet e fundit, e kishte shoqëruar edhe në trajtimet mjekësore.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat