29.5 C
Tirana
Monday, September 8, 2025

Zbulohet ekipi i ri/Mediat turke e bëjnë fakt të kryer, Ernest Muçi largohet nga Besiktasi

Mediat në Turqi duket se e kanë bërë fakt të kryer të ardhmen e Ernest Muçit.

Sikurse raporton “Hurriyet”, Besiktasi ka arritur një marrëveshje për huazimin e yllit shqiptar te Trabzonspori për një vit.

Muçi dhe klubi i Trabzonspor aktualisht po diskutojnë detajet e kontratës për të finalizuar huazimin dhe për të siguruar që gjithçka të jetë e gatshme para nisjes së kampionatit.

24-vjeçari kuqezi ishte pjesë e listës së Kombëtares për ndeshjet e shtatorit, por për shkak të një dëmtimi, tekniku Sylvinho zgjodhi që ta zëvendësonte me Kristian Shpendin.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat