29.5 C
Tirana
Monday, September 8, 2025

E diela nis me aksident tragjik në Peqin! Makina del nga rruga si pasojë e shpejtësisë së lartë, ndërrojnë jetë dy të rinj (Emrat)

Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 02:00 në hyrje të qytetit të Peqinit në vendin e quajtur “Ura e Teqes”.

Mjeti tip “Golf ka dalë nga rruga dhe për pasojë dy persona kanë humbur jetën. Të lënduarit fillimisht janë transportuar me ambulancë në spitalin e Elbasanit por fatkeqësisht nuk mundën të mbijetonin si pasojë e plagëve të marra.

Viktimat janë Gabriel Lluca 24 vjeç dhe Denis Korbi 24 vjeç, të dy banues në Peqin.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të rëndë dhe paraprakisht dyshohet se shkak i aksident është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat