29.5 C
Tirana
Monday, September 8, 2025

Duel publik Rama-KLGJ, prelud i nisjes së procedurave nën rrogoz për “riformatimin”  të institucioneve të drejtësisë?

Kush ka pak kujtesë të debateve publike, plot 12 vite më parë nisi një “debat” midis aktorësh të ndryshëm për disa vendime gjyqësore, edhe kishte një gjykatës që merrej si etalon pasi ngjiste si emër Gjin Gjoni (sot deputet i PD). Pas ngjitjes si zamkë të opinionin publik të këtij emri, u përmendën dhe gjykatës të tjerë, gjithmonë u zgjodhën emra që kishin njëlloj veti që nguliteshin në mendjen e qytetarëve, njëlloj si sot Gjeli, Ligoraq, Balliu, etj.,

I vetmi ndryshim nga një dekadë më parë në sot (përveç mungesës së fantazisë së KLGJ, për të gjetur fjalë të tjera, jo të njëjtat në 5 deklaratat e fundit) është se Këshilli dhe Rama, apo Qeveria reagonin në konferenca shtypi jo me deklarata të shpërndara për mediat.  

KLGJ rithekson pa shumë fantazi për të disatën herë se “e vetmja rrugë për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është përmes mjeteve procedurale të parashikuara nga ligji’.

Çka sjell me të drejtë ironinë e Ramës se roli themelor i KLGJ-së është të shqetësohet për cilësinë e drejtësisë, duke futur më pas mjeshtërinë e tij me thënien se “gjykatësit nuk janë maliqër që bëjnë ç’të duan me ligjin në emër të pavarësisë”. Rama më pas lëshon një trysni elegante kur sugjeron se “anëtarët e KLGJ të mos harxhojnë kohën e tyre për të gjykuar se si e bëj unë punën për të cilën më ka votuar populli shqiptar”.

Edhe pse KLGJ në deklaratën e saj (Copy Paste me të tjerat) u përpoq t’i tregonte qeverisë mes rreshtave se ne në thelb jemi në një linjë me devizën politike të qeverisë (integrimin në BE), më konkretisht: “…Në një shtet të së drejtës – i cili sot është më pranë se kurrë aspiratës për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian – vetëm përmes një sistemi gjyqësor të pavarur mund të sigurohet barazia para ligjit dhe një drejtësi efektive, e cila meriton besimin e publikut…” Rama këtë e mori si “ofendim” pasi realisht (edhe Voicenews.al mendon me të drejtë duke parë votat e marra në zgjedhjet e fundit) pushteti i tij është më i fuqishëm (në kuptimin demokratik) nga ai që përpiqet ta pikturojë organi qeverisës i gjyqësorit, pasi vetë ligji që rregullon funksionimin e KLGJ/KLP, kërkon 84 vota. E thënë më shkoqur mund të ndryshojë organizimi, mund të ndryshojë buxheti (që nga qeveria nuk i ka munguar KLGJ, pavarësisht disa problematikave buxhetore, por me këtë temë nuk do merremi) mund të ndryshojë, organizimi i veprimtarisë etj.,  

Një ndryshim tjetër nga debati i sotëm publik, me debatin e atëhershëm është qetësia e Ramës sot kur merret me KLGJ, ndërsa 12 vite më parë kishte tension dhe gjyqtarët ishin më të bashkuar. Sot gjyqtarë dhe prokurorë janë nën sloganin e famshëm “të gjithë për vetë Zoti për të gjithë”, prandaj edhe Rama e merr si argëtim objektivin e tij ndaj sistemit gjyqësor.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat