29.5 C
Tirana
Monday, September 8, 2025

Qëlluan me kallash drejt automjetit në Kombinat, Gjykata Tiranës lë në burg dy të rinjtë (Ja çfarë deklaruan)

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Oltion Asllanin, i njohur dhe me mbiemrin Vodollari, dhe Serxhio Bajzën.

Asllani, 28 vjeç, akuzohet se të premten e kaluar qëlloi me armë automatike drejt një automjeti në lëvizje në zonën e Kombinatit, pas një konflikti të dhunshëm me disa persona. Në seancën gjyqësore, ai deklaroi se nuk kishte qëllim të vriste njeri, por vetëm të trembte personat që, sipas tij, e kishin dhunuar fizikisht.

Nga ana tjetër, Bajza ka pohuar se ka shoqëruar shokun e tij me makinë kundër dëshirës, duke theksuar se ishte ndjerë i kërcënuar prej tij.

Të dy do të hetohen për veprën penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat