29.5 C
Tirana
Monday, September 8, 2025

Shqipëri–Letoni, FSHF nxjerr në shitje biletat, mund të blihen online ose fizikisht pranë stadiumit “Air Albania”

Federata e Futbollit njofton se nga sot të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares kanë mundësi të blejnë biletat edhe fizikisht për ndeshjen e 9 shtatorit, Shqipëri – Letoni, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se biletat mund të sigurohen pranë pikës së shitjes që ndodhet tek hyrja e tribunës kryesore të stadiumit “Air Albania”. Pika fizike do të jetë e hapur çdo ditë nga ora 10:00 deri në 18:00.

Ndërkohë, vazhdon edhe shitja online e biletave në ebileta.al në këtë link.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat