22.5 C
Tirana
Monday, September 8, 2025

U ndje keq në një restorant në Sarandë, shuhet një nga penat e ndritura, publicisti Artur Zheji

Një lajm i trishtë ka ardhur nga bota e medias, teksa gazetari dhe publicisti Artur Zheji është ndarë nga jeta këtë të shtunë.

Mediat shkruajnë se Zheji ka ndërruar jetë teksa ishte me pushime në qytetin e Sarandës.

U raportua se Artur Zheji ishte duke drekuar me bashkëshorten dhe djalin në një restorant në rrugën “Butrinti” në Sarandë, kur dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak.

Po ashtu u bë me dije se Zheji është ndjerë keq dhe ka thirrur ambulancën.

Ndërsa raportohet se gazetari ka ndërruar jetë në momentin që po transportohej drejt spitalit.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 16:10, në afërsi të rrugës “Butrinti”, shtetasi A. Zh., 63 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në një restorant dhe gjatë transportit drejt spitalit me autoambulancë, ka ndërruar jetë. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Kush ishte Artur Zheji

Artur Zheji (lindur më 29 gusht 1961) ishte gazetar, publicist dhe drejtues emisioni shqiptar, gjithashtu ai është i biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imamit.

Artur Zheji është angazhuar për dekada në fushën e gazetarisë dhe publicistikës në Shqipëri. Ka mbajtur funksione drejtuese në disa media. Veprimtaria e tij përfshin analiza politike, shkrime editoriale dhe drejtimin e programeve televizive.

Ka mbajtur funksione drejtuese në disa media, si tek RTSH dhe gazeta Mapo.

Veprimtaria e tij përfshin analiza politike, shkrime editoriale dhe drejtimin e programeve televizive. Që nga viti 2017, ai është drejtues i emisionit politik dhe analitik 360 Gradë.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat