22.5 C
Tirana
Monday, September 8, 2025

Shuhen shpresat për të fituar lirinë, GJKKO lë në burg ish-Presidentin Ilir Meta

Gjykata e Posaçme vendosi të mos ndryshojë masën e sigurisë ndaj Ilir Metës, duke e lënë në fuqi “arrestin në burg”. Me vendimin e marrë nga gjyqtari i GJKKO, Erjon Çela, ish kreu i shtetit do të vijojë të qëndrojë në paraburgim dhe pse hetimi ndaj tij është mbyllur dhe dosja ka kaluar për gjykim.

Ilir Meta kishte kërkuar të lirohej nga qelia me argumentin që tashmë nuk ka më rrezik për prishje provash pasi hetimet ndaj tij janë mbyllur dhe dosja ka kaluar për gjykim.

Më 4 gusht, SPAK i komunikoi zyrtarisht Ilir Metës mbylljen e hetimeve dhe kalimin e dosjes në gjykatë. Ai akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, për çështjet që kanë të bëjnë me dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA. Ai u arrestua më 21 Tetor 2024 dhe që prej atij momenti qëndron në paraburgim me masë “arresti në burg”.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat