18.5 C
Tirana
Monday, August 4, 2025

Ergys Agasi dukej që e kishte për herë të parë! Video virale, momenti kur ngatërron derën e GJKKO, me atë të SPAK

Ish zyrtari i lartë, Ergys Agasi është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), por hyrja e tij ka shkaktuar më shumë të qeshura se sa kuriozitet për arsyen pse është thirrur.

Në një video që po bën xhiron e rrjetit, Agasi shihet teksa mbërrin përpara godinës së SPAK-ut dhe, nga emocionet, apo sukoshienca, ngatërron derën dhe hyn në GJKKO. Në vend që të hyjë në hyrjen e Prokurorisë, ai futet në një derë tjetër, duke krijuar një situatë komike që rrjeti nuk ia ka falur.

Ndërkohë, nuk dihet ende pse është thirrur Agasi nga SPAK, pavarësisht se ka mbi 5 orë brenda godinës. Më herët atij iu kontrollua banesa dhe iu sekuestrua telefoni celular në kuadër të një hetimi.

Por sot, përtej hetimeve, videoja e tij është bërë kryefjala e rrjeteve.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat