Ditën e sotme Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dhënë pretencën ndaj Leonard dhe Erlis Dukës, Fatmir Hysenin, Aleksandër Manxhakun, Oltian Lokan, Dritan Agajn, të cilët akuzohen për vrasjen e Santiago Malkos, ngjarje kjo e ndodhur në gusht të vitit 2019, në Tiranë.
Prokurori Behar Dibra relaton se rreth orës 10:00 makinës “BMW” në të cilën lëvizte viktima i është afruar një makinë tip “Benz” që ka hapur zjarr mbi të. Po ashtu, nga pamjet janë evidentuar dy mjete të tjera që kanë marrë pjesë në ngjarje. Në “Sky Ecc”, një vit pas ngjarjes, mes Leonard Dukës dhe Ervis Martinajt rezulton se kishin njohje nga aktiviteti “Lloto sport”.
Leonard Duka i përmend Ervisit, në lidhje në Santiagon ku tregon se për gjuajtjen ndaj të vëllait dhe ndaj një prej vëllezërve Mumajesi. Santiago u qëllua me breshëri automatiku dhe arma e krimit bashkë me një tjetër u gjet e djegur dhe makina e përdorur në krim.
Shofer i “Skodës”, makinës së përdorur në krim, ishte Ilir Selmani. Leonard Duka, thotë SPAK-u, kishte ngritur një biznes në lojërat e fatit. Po ashtu, vëllezërit Duka e shikonin se Ervisi ishte pengesë dhe konkurrent për ta.
Vëllezërit Duka e kishin planifikuar vrasjen e Malkos shumë para pasi Bledi Teta ishte caktuar si person që vëzhgonte viktimën.
Më herët për vrasjen e Malkos, i njohur si krahu i djathtë i Ervis Martinajt, janë dënuar në një proces të ndarë edhe Blendi Teta dhe Ilir Selmani.
SPAK ka kërkuar
Për Leonard Dukën dënimin me 32 vite burg;
Për vëllain e tij, Erlis Duka dënim me 25 vite burg;
Për Fatmir Fatmir Hysenin prokuroria ka kërkuar 32 vite burg;
Për Aleksandër Manxhaku kërkohet dënimi me 22 vite burg;
Për Oltian Lokan kërkohet dënimi me 23 vite burg;
Për Dritan Agajn kërkohet dënimi me 23 vite burg.