18.5 C
Tirana
Monday, August 4, 2025

I riu humb jetën teksa përgatiste skenën për një koncert, pamje nga vendi ku ndodhi tragjedia në Shëngjin (Emri)

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Shëngjin, ku një 32-vjeçar ka humbur jetën gjatë punës. Viktima është identifikuar si Zef Lorenci, i cili po punonte në montimin e skenës ku pritet të mbahet një koncert, pranë bustit “Willson” në shëtitoren e qytetit.

Sipas informacioneve paraprake, i riu ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe më pas ka humbur ekuilibrin duke rënë nga skela. Rënia ka qenë fatale, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:45.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë skenën e rrethuar me shirit sigurie, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit. Autoritetet pritet të sqarojnë nëse janë respektuar standardet e sigurisë gjatë procesit të punës.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat