23.5 C
Tirana
Saturday, July 12, 2025

Daja i Endri Shabanit, me profesion punëtor ndërtimi, pritet t’i marrë mandatin Adriatik Lapajt

Zeqir Kordhoni kërkon të marrë mandatin e vetëm të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Tiranë të fituar në zgjedhjet parlamentare në Tiranë.

“Nisma Shqipëria Bëhet” përbehej nga tre parti, ku dy më kryesoret ishin “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt dhe “Nisma Thurje” e Endrit Shabanit. Ata u futën në zgjedhje me lista të hapura praktikisht, ku në listën e mbyllur vendosën emra fiktivë dhe mandatet do t’i merrnin kandidatët më të votuar nga lista e hapur.

Gjithsesi, më lart e theksuam prakisht, pasi pavarësisht se kandidatët e listës së mbyllur kanë dhënë dorëheqje formale, ata sërish e kanë të drejtën për të kërkuar mandatin siç po ndodh dhe me rastin e Zeqir Kordhonit.

Aktualisht, fituese e mandatit të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Tiranë është Ana Dajko, ndërsa më i votuari nga lista e hapur është Adriatik Lapaj. Që ai të hyjë në parlament, duhet që Ana Dajko dhe 11 të tjerët e listës së mbyllur të refuzojnë mandatin, në mënyrë që karrigen e Kuvendit ta zërë lideri i koalicionit.

Ndërkohë, Zeqir Kordhoni është i renditur i 9-ti në listën e Tiranës, si kandidat i “Nisma Thurje” dhe sipas CV-së së tij, ai është një punëtor ndërtimi dhe një invalid që trajtohet me KEMP.

Edhe pse ka dorëzuar një dorëheqje formale në KQZ më 11 Maj, Kordhoni i është drejtuar me një shkresë Ilirjan Celibashit, ku kërkon të verifikojë përmbajtjen e shkresë ku ka dhënë dorëheqjen, duke thënë se nuk mban mend se çfarë është firmosur.

Zeqir Kordhoni, i datëlindjes 22 Shtator të 1967, është daja i Endrit Shabanit (Vëllai i të ëmës). Kjo mund të jetë një tjetër shenjë e krisjes së koalicionit, pas deklaratës së Lapajt i cili deklaroi se mund të shkrihen në një parti, ndërkohë që Shabani tha se as që e kishin diskutuar dhe as që e kanë ndërmend ta bëjnë këtë gjë.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat