15.5 C
Tirana
Saturday, July 12, 2025

Zbulohet emri i 34-vjeçarit që humbi jetën, pasi përfundoi me makinë në liqenin e Pogradecit

Alfons Beta është emri i drejtuesit të automjetit, i cili humbi jetën në një aksident tragjik të regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”. Burime bëjnë me dije se viktima u identifikua nga pasi makina u nxorr nga liqeni Pogradecit.

Sipas autoriteteve policore, dyshohet se Beta ka humbur kontrollin mbi drejtimin e makinës dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë tej normave të lejuara, teksa makina ka shkatërruar të dyja barrierat prej metali.

Policia thotë se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat