30.5 C
Tirana
Tuesday, July 8, 2025

Ervin Salianji lirohet me kusht nga Gjykata e Fierit! Ado ketë rikthim në ringun e politikës?

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, do gëzoi nga sot lirinë, pasi Gjykata e Fierit ka pranuar kërkersën e tij për lirimin me kusht, pasi ka ezauruar 2/3 e dënimit.

Vendimi është dhënë nga gjyqtari Noel Vezizi, teksa në seancën e sotme Shërbimi i Provës dorëzoi një raport, teksa shprehu dakordësinë edhe prokurori Genci Mane.

Në seancën e shkuar u paraqit raporti i vlerësimit të sjelljes nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Fier, i cili sipas avokatit të Salianjit, Ledio Braho, ka rezultuar pozitiv.

Pas daljes nga Gjykata, Ervin Salianji nën shoqërinë e forcave të Policisë dha vetëm një koment të shkurtër për gazetarët, ku njoftoi se do të mbajë një konferencë për mediat në orën 17:00, me shumë mundësi nga selia e Partisë Demokratike.

“Gjykata e Fierit pas rekomandimeve pozitive të IEVP Fier dhe Shërbimit të provës dhe qëndrimit pozitiv të Prokurorit në lidhje me kësen e depozituar nga Salianji, pranoi kërkesën dhe vendosi lirimin e tij të parakohshëm me kusht.” – tha shkurtimisht për gazetarët avokati i tij, Ledio Braho.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat