32.5 C
Tirana
Tuesday, July 8, 2025

Zbulohet mosha kur gratë kërkojnë më shumë marrëdhënie intime (Çfarë ndodh me vetëvlerësimin)

Ndërsa shumica e njerëzve mendojnë se mosha ideale për femrat për të kryer marrëdhënie seksuale është rreth të 20-ave, studime të ndryshme tregojnë një realitet ndryshe.

Hulumtimet kanë zbuluar se gratë tregojnë më shumë interes për seks në dekadën e tretë dhe të katërt të jetës së tyre, pra në moshat 30–40 vjeç.

Megjithatë, përkundër kësaj rritjeje të dëshirës seksuale, studiuesit kanë vënë re se shumë gra në këtë grupmoshë raportojnë ndjenjë më të ulët sigurie gjatë marrëdhënieve intime, krahasuar me vitet e mëparshme.

Sipas raportimeve pothuajse 75% e grave të anketuara thanë se kanë frikë nga menopauza e hershme, e cila ndikon në humor, vetëbesim dhe jetën seksuale.

Po e njëjta përqindje e grave që kanë hyrë në menopauzë raportuan se kjo ka ndikuar negativisht në jetën e tyre seksuale.

Frustrimi dhe pasiguritë mund të ndikojnë në frekuencën e marrëdhënieve, por dëshira për intimitet mbetet e lartë në këtë periudhë të jetës.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat