Real Betis është pas Kristjan Asllanit në këtë merkato. Interesimi për mesfushorin shqiptar është raportuar nga mediat spanjolle dhe më pas ato italiane të cilat theksojnë se marrëveshja mund të mbyllet brenda kësaj jave.
Asllani shikohet si pasues i Xhoni Kardozos, që pritet të firmosë me Altetiko Madrid. Për Asllanin duket opsion interesant La Liga, ndërsa Real Betis do të luajë edhe në Ligën e Europës.
Mbetet për t’u parë cila do të jetë shifra e ofruar për Interin. Asllani pati mundësinë e tij me trajnerin Kivu, megjithatë zikaltrit dështuan në Botërorin për klube.
Betis ka si trajner Manuel Pelegrinin, i cili duket se e ka aprovuar Asllanin. Nuk do të jetë operacion i lehtë, pasi Interi do të hiqte dorë nga shërbimet e mesfushorit shqiptar për më tepër se 10 milionë euro.

