Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, dikur gazetar e më pas z.Kryeredaktor në redaksinë ku ushtronte profesionin gazetarja Klodiana Lala, ka akuzuar publikisht ish-vartësen apo kolegen si një njeri inskenues. Nga debati dukej se të dy palët kishin mlleve të vjetra dhe u përfshinë në një debat të fortë personal, në emisionin “Të Paerkspozuarit” në MCN TV për lënien në paraburgim të presidentit të PL-së, Ilir Meta.
Blushi akuzoi gazetaren Lala se ka inskenuar një atentat me armë ndaj banesës së prindërve të saj me qëllim për të përfituar azil në Angli. Blushi iu referua ngjarjes së rëndë të mëngjesit të 30 gushtit të vitit 2018, ku banesa e prindërve të gazetares Lala, në Laknas të Tiranës, është sulmuar me breshëri kallashnikovi. Gazetarja Lala reagoi e indinjuar, ndërsa paralajmëroi Blushin se do t’a padiste në gjykatë për shpifje.
Voicenews.al, nuk kishte lindur si media aso kohe, por nga të dhënat që disponon është naive dhe jashtë çdo logjike të pretendohet që zonja Lala ka inskenuar atentat ndaj banesës së prindërve të saj, ku në banesë ishin edhe fëmijët e saj të mitur. Të vërtetën ta zbardhin organet kompetente.
Debati i plotë
–Blushi: Zonja Lala ka thënë një të pavërtetë të madhe. Atë që cituat nga prokuroria e keni tërësisht të pavërtetë. Pretendohet fakti që zoti Meta është përdorues i një karte debiti. Fakti është që përdoruese ka qenë zonja Kryemadhi dhe ai qëndron në paraburgim prej 8 muajsh. Për lobimet kemi një përgjigje të autoriteteve amerikane, kanë rrëzuar akuzën e rreme të ngritur nga Rama dhe McGonigal sikur Meta kishte paguar 1 milion dollarë për një foto me Trump. Kemi përgjigjen që e përjashton zotin Meta dhe këtë e thotë SPAK jo Blushi dhe avokati Cakrani. Kanë rënë akuzat e tjera. Për fat të keq prokurorët e SPAK keqpërdorin gazetarët dhe unë mund t’ua faktoj me fakte prej të paktën dy vitesh. Meqë është zonja Lala aty, në prill të vitit të kaluar paralajmëronte arrestimin e Ilir Metës brenda prillit.
–Lala: Tejkaloje këtë Blush. Na thuaj ndonjë gjë të hajrit. Lëri këto dënglat me mua! Vazhdo se të njoh herët. Lëri dënglat me mua se të njoh herët. Mbro Ilir Metën, mos më bëj gjyq publik mua se më njeh shumë mirë profesionalizmin tim. Tejkaloje këtë Ted se nuk të falet. Vazhdo planin çoja deri në fund shefit tënd.
Lala: Tejkaloje këtë Blush. Na thuaj ndonjë gjë të hajrit. Lëri këto dënglat me mua! Vazhdo se të njoh herët. Lëri dënglat me mua se të njoh herët. Mbro Ilir Metën, mos më bëj gjyq publik mua se më njeh shumë mirë për profesionalizmin tim. Tejkaloje këtë Ted se nuk të falet. Vazhdo planin çoja deri në fund shefit tënd.
Blushi: Irritimi i Klodit është irritimi i Altinit.
Lala: Blush, e kam irritimin me ty personal se të njoh mirë. Të mos e kthjejmë personale. Kalo Blush, mos më detyro të flas.
Blushi: Duhet t’a dish se Tedi Blushi nuk ka inskenuar asnjë akt kriminal në emrin e familjes së vet për të përfituar azil politik në Angli dhe ky është fakt.
Lala: Çfarë tha ky çfarë tha? Ca ishte kjo?
Rakipi: O Blush kjo ishte e tepërt tani. Janë akuza qedharake.
Lala: Duhet të të vijë turp se ke qenë gazetar vetë. Mos më trego mua azilin. Ki kurajon dhe kërko falje politike. Hodhi një akuzë të rëndë. S’ke turp. Do shkojë në gjyq me mua Tedi Blushi duhet të kërkojë falje publike. Ajo që bëri është shumë e rëndë për familjen time.
