Një zjarr masiv q ka nisur përhapjen masive pak pas mesnatës të së enjtes, deri në orët e para të mëngjesit të së premtes në periferi të Ksamilit. Flakët kanë përfshirë kodrën pranë resortit turistik “Arameras”, duke rrezikuar edhe zonat e banuara.
Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erërave të forta dhe temperaturave të larta që kanë përfshirë rajonin gjatë ditëve të fundit.
Ndonëse zjarri është afruar pranë objekteve të banuara dhe ambienteve turistike, fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale në banesa apo struktura të tjera.
Sikurse dallohet edhe në foto zjarrfikësit dhe banorë të zonës janë duke “luftuar” me flakët për t’i vënë ato nën kontroll, por duket thuajse e pamundur për shkak se zjarri ka qenë masiv.
Në terren kanë qenë dhjetëra forca zjarrfikëse me 4 automjete dhe 2 autobotë uji. Errësira dhe terreni i vështirë ka vështirësuar punën e zjarrfikësve, teksa flakët po përparonin drejt zonave të banuara.
Zjarri masiv ka shkaktuar panik edhe tek turistët, ku ka patur edhe nga ata që janë larguar nga resorti.
