32.5 C
Tirana
Tuesday, July 8, 2025

Tre makina përplasen në aksin ‘Librazhd-Qukës’, si pasojë plagosen tre persona, njëri në gjendje kritike për jetën

Pasditen e të dielës, tre automjete u përfshirë në aksident, ku për pasojë janë lënduar tre persona, njëri prej tyre është në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerët janë transportuar në spital nga ambulanca

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:05 në vendin e quajtur e quajtur nga banorët e zonës ‘lokali Zenelit”.

Nga aksidenti ka dëme materiale të konsiderueshme ndërsa mësohet se qarkullimi i mjeteve bëhet vetëm në njërin krah.

Si pasojë e përfshirjes së 3 makinave në ndihmë të policisë është thirrur shërbimi zjarrfikës i bashkisë Përrenjas, të cilët kanë ndihmuar në nxjerrjen e të plagosurve dhe në largimin e mjeteve nga rruga.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat