31.5 C
Tirana
Tuesday, July 8, 2025

Plumba kallashnikovi në lokalin e ish-shoferit të ish-prokurorit dhe deputetit të PD, Arjan Ndoji (Foto+detaje)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në fshatin Krastë të Fushë Krujës, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një hoteli dhe lokali, në pronësi të shtetasit Mondi Voga, që rezulton të ketë qenë shofer i ish prokurorit, tashmë fitues si deputet i PD, pas zgjedhjeve të 11 majit, Arjan Ndoja. Në momentin që është qëlluar me breshëri kallashnikovi, Mondi Voga ka qenë duke fjetur së bashku me gruan dhe fëmijët, pasi lokali ka edhe hotel. Burime të njohura me hetimet thonë se janë gjetur të paktë 15 gëzhoja.

Mondi Voga, ish-shoferi Arjan Ndojës, ka kallëzuar në Policinë e Tiranës se rreth orës 01:10 është qëlluar me armë në drejtim të lokalit të tij në fshatin Krastë. Sikurse raportohet policia dyshon se autoret kanë qëlluar nga ana tjetër e rrugës, përballe lokalit, pasi nga kqyrja e kamerave të sigurisë nuk duken as autoret dhe as një automjet me të cilin mund të kenë lëvizur autorët. Policia njoftoi se si pasojë e të shtënave ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa po punohet për identifikimin e autorit/ëve. “Rreth orës 01:10, shtetasi M. V. ka njoftuar Sallën Operative të DVP Tiranë, se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të tij, në fshatin Krastë, Fushë Krujë. Si pasojë ka patur vetëm dëme materiale. Punohet për identifikimin e autorit/ëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kush është Mondi Voga, ish-shoferi i Arjan Ndojës?

Mondi Voga ka qenë i arrestuar më parë nga policia, pasi në vitin 2020 ai u kap me armë zjarri në makinë. Vogës iu gjet arma në një makinë luksoze e të blinduar, ndërsa emri i tij lidhet edhe me një ngjarje të dhunshme të ndodhur në Durrës. Mondi Voga në 2018 u kap nga kamerat e sigurisë së një subjekti afër Prokurorisë së Durrësit duke dhunuar avokatin Ilia Ilia. Voga u shpall në kërkim që ditën e ngjarjes, pasi vetë i dëmtuari arriti ta dentifikojë atë që në momentin e parë dhe ta referojë emrin e tij në organin e hetimit si person që ka lidhje me prokurorin Arjan Ndoj.

Për këtë ngjarje, u vendos në hetim në atë kohë edhe prokurori Arjan Ndoji, që dyshohet se ka organizuar sulmin ndaj avokatit, me të cilin ishin konfliktuar një ditë para ngjarjes në një seancë gjyqësore. Në lidhje me ngjarjen, babai i Mondi Vogës deklaroi se djali kishte rrahur avokatin Ilia pasi ishte shtyrë nga prokurori Ndoji.

Babi i Mondi Voges kerkoi falje per dhunimin e avokatit (korrik 2018)

Kadri Voga, babai i Mondi Vogës, ne ate kohe i shpallur në kërkim nga policia si autor i dhunës ndaj avokatit Ilia Ilia kerkoi falje per veprimin e te birit. “Dënoj ashpër veprimin e djalit tim Mondi Voga. Kjo është një ngjarje e rëndë dhe e dënueshme. Avokati Ilia Ilia është një figurë e nderuar. Familjes së avokatit dhe opinionit i kërkoj ndjesë. Djali im është shtyrë nga një prokuror kriminel. Prokurori Arjan Ndoji e shtyu djalin tim drejt këtij akti. Ai e përdor djalin tim si të fortë por djali im është viktimë e Arjan Ndojit, i paguar. Djali im e ka pasur shok shkolle Arjan Ndojin. I kam thënë djalit tim të largohet nga ky person. Me Arjan Ndojin jam në gjyqe prej 10 vitesh, e kam denoncuar për veprime anti-ligjore. Prokurori Arjan Ndoji përkrah kriminelët, më ka marrë lokalin e familjes sime. Ndojin e kam akuzuar për shpërdorim detyre”, është shprehur babai i Mondi Vogës me 21 korrik 2018.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat