32.5 C
Tirana
Tuesday, July 8, 2025

Hapja e kutive dhe rinumërimi i votave për Tiranën, bën bashkë ish-deputetët e PD, Shehaj dhe Dogjani

Mëngjesin e sotëm ka nisur procesi i rinumërimit të votave në pallatin e sportit “Farie Hoti”, ku radhën e ka qarku i Tiranës.  Procesi po monitorohet nga afër nga kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe Asllan Dogjani. Në nisje të procesit, ishin prezentë Ilir Alimehmeti dhe Franc Nurti , por më pas u larguan. Ndërkohë ditën e djeshme u hapën për rishikim kutitë e qarkut të Elbasanit.

Në Tiranë, Partia Demokratike kërkon që të rifitojë një mandat që iu mor me një diferencë të ngushtë nga Partia Mundësia e Agron Shehajt. Ndërkohë në Partinë Socialiste janë disa kandidatë që shpresojnë për vota më shumë, duke qenë se janë ndarë në një rezultat të ngushtë nga kolegët e tyre në zgjedhjet e 11 majit.

Si në Tiranë dhe në Fier rinumërimi i votave do të bëhet i plotë, si për subjektet politike ashtu edhe për kandidatë. Një tjetër qark i rëndësishëm është edhe ai i Durrësi.

Procesi është parashikuar të kushtojë 21 milionë lekë të rinj dhe nuk do të kërkojë buxhet shtesë, pasi do të mbulohet nga kursimet e 11 majit.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat