Mediat në vendin fqinj, Itali kanë publikuar vendimin e autoriteteve sipas të cilave vitin e ardhshëm shkollor do të ndalohet, përdorimi i telefonave celularë në të gjitha shkollat e mesme.
Sikurse shpjegojnë autoritetet vendimi përkatës merret me qëllim mbrojtjen e shëndetit të nxënësve, duke marrë parasysh se përdorimi i telefonave celularë ka gjithnjë e më shumë efekte negative në performancën e adoleshentëve.
Gjithashtu, telefoni krijon probleme në aftësinë e tyre për t’u përqendruar, në marrëdhëniet e tyre ndërpersonale dhe ndërprerje të shpeshta të gjumit.
Nxënësit me aftësi të kufizuara dhe ata të regjistruar në shkolla të mesme me orientim teknologjik do të përjashtohen nga masa. Ndërkohë përdorimi i “tabelës elektronike”, tabletave dhe kompjuterëve do të vazhdojë të lejohet me qëllim mbështetjen e metodave të reja të mësimdhënies.