Në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të dëgjohen 63 dëshmitarë për dosjen 5D. Prokuroria e Posaçme përmes tyre do të tregojë skemën e përfitimit të tenderave por edhe se si subjekti kishte pronar faktik dy ish drejtorët e Bashkisë së Tiranës
63 dëshmitarë janë kërkuar nga SPAK për tu bërë pjesë e procesit gjyqësor ndaj ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës të cilët akuzohen se nëpërmjet kompanisë 5D kanë fituar tendera për punë publike në konflit të hapur interesi.
Mësohet se në listë janë punëtorët e kompanisë “5D konstruksion” si dhe i vëllai i Mariglenit, Alfred Qato.
Nëpërmjet tyre Spak kërkon të zbulojë edhe më tej mënyrën se si funksiononte skema subjekti por edhe marrëdhënia me Qaton dhe Mollën që konsiderohen pronar fakti ndërsa ishin drejtorë në bashkinë e Trianës në kohën kur kryetar i saj ishte Erjon Veliaj.
Një emër i rëndësishëm për SPAK është Eduard Meta i cili rezulton se 22 janar 2016 ka themeluar kompaninë “Igor Elektrik”.
Që më pas ia ka shitur Muhamet Petritit 75 përqind të aksioneve.
Subjekti në vitin 2019 ndryshon emër duke u shndërruar në VAS Construksion që më pas u kthye në 5D.
Përgjatë këtyre datave ajo ka përfituar tendera nga Bashkia e Trianës. Jonida Hoxha dhe Jona Bejko janë dy emrat kyç që SPAK i ka në procesin gjyqësor ndaj drejtorëve të Bashkisë Trianë.
Sekuestrimi i aparateve celulare dhe kqyrja e tyre kanë zbuluar tendera të përfituar nga 5D e po ashtu biseda përmes të cilave janë ngritur dyshimet mbi një hotel që po ndërtohet në Durrës.
Pas tyre SPAK do të thërras edhe pjesen tjetër të personave që do të dëshmojë në procesin gjyqësor. Gjykata e posaçme pak javë më parë kundërshtoi kërkesën për gjykim të shkurtuar të ish drejtoreve të tiranës.
Kjo kompani ka përfituar në mënyrë të parregullt 12 tendera publikë në vitet 2016-2020, që sipas prokurorisë janë marrë duke shkelur rregullat e prokurimit dhe duke siguruar përfitime prej rreth 192 milionë lekësh.