32.5 C
Tirana
Tuesday, July 8, 2025

Rrëfimi i të mbijetuarit nga rrëzimi i avionit në Indi: “Kur u përmenda kishte trupa përreth meje”

Vishwash Kumar Ramesh është personi që i mbijetoi rrëzimin të avionit në Indi.

Ai ka rrëfyer minutat tronditëse që ka përjetuar pas rrëzimit të avionit.

Për mediat e huaja ai ka treguar se kur është përmendur ka parë trupat e viktimave që humbën jetën nga aksidenti.

“Kur ??u përmenda, kishte trupa përreth meje. U frikësova. U ngrita dhe vrapova. Kishte copa të aeroplanit përreth meje», tha 40-vjeçari nga shtrati i spitalit.

“Dikush më kapi, më futi në një ambulancë dhe më çoi në spital.”

Ramesh kujtoi momentin e tmerrshëm kur avioni filloi të zbriste me shpejtësi dhe të godiste një konvikt mjekësh në një zonë banimi të qytetit me 5 milionë banorë në Indinë veriperëndimore.

“Tridhjetë sekonda pas ngritjes, pati një zhurmë të fortë dhe pastaj aeroplani u rrëzua. E gjitha ndodhi shumë shpejt”, tha ai.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat