30.5 C
Tirana
Tuesday, July 8, 2025

4 orë para sfidës, tifozët nga të gjithë trevat ku flitet shqip ndezin atmosferën në kryeqytetin e shqiptarëve (Detaje+foto+video)

Kur na ndajnë pak orë nga sfida më e domëthënëse të kualifikueseve për Botërorin 2026, rrugët e kryeqytetit kanë nisur të pushtohen nga një valë pasioni që vetëm kombëtarja shqiptare di ta ndezë.

Të veshur me fanellat legjendare, me shallët ku shkruhet “Shqipëri” me krenari dhe me flamuj që nuk ndalen së valëvituri, tifozët ndodhen kudo.

Ata kanë ardhur nga çdo cep ku rreh një zemër shqiptare: nga Kosova, nga Gjermania, Zvicra, Italia. Në lokalet kryesore të Tiranës atmosfera është elektrizuese me tifozët që këndojnë e thërrasin “Shqipëri etnike”.

“Tifozat Kuqezi”, ndonëse nuk do të jenë në stadium, janë mbledhur te vendi i përhershëm pranë Piramidës, ku kanë nisur festën, me këngë patriotike.

Gjithashtu mijëra shqiptarë janë nisur edhe nga Kosova, disa për të ndjekur ndeshjen në stadium dhe të tjerë për të qenë në kryeqytetin e Shqipërisë.

Varg kilometrik në Rrugën e Kombit, mijëra tifozë nga Kosova drejt Tiranës për ndeshjen Shqipëri-Serbi

Edhe pse nuk kanë të gjithë bileta, mijëra vetë nga Kosova duan të jenë të pranishëm në Tiranë në këtë ndeshje historike.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat