32.5 C
Tirana
Tuesday, July 8, 2025

Ndërron jetë papritur diplomati Ilir Shqina (ish-bashkëshorti i politikanës/moderatores Grida Duma)

Një lajm i trishtë ka ardhur këtë të premte, ku diplomati Ilir Shqina është ndarë nga jeta.

Ishte ish-ministrja Majlinda Bregu që bëri publike lajmin e trishtë.

Ajo shkruan po ashtu se kishte fatin që ta kishte Ilirin si këshilltar diplomatik në Ministrinë e Integrimit, ku sipas Bregut, ai karakterizohej nga korrektësia, dinjiteti dhe maturia.

“Sapo mora lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Ilir Shqina-s. E kam njohur Ilirin kur të dy ishim pedagogë të rinj në Universitet, dhe më vonë pata fatin ta kem pranë si Keshilltar diplomatik në Ministrinë e Integrimit Europian, në vitet kur Shqipëria perballi nje nga fazat me te rendesishme te procesit te anëtarësimit në Europë. Nuk kishim të njëjtat bindje politike, por Ilir solli në Ministrinë e Integrimit Evropian, atë që mungon shpesh në administratë: korrektësinë, dinjitetin dhe maturinë si akt shërbimi publik. Ngushëllimet më të sinqerta për këtë dhimbje të parakohshme, familjes dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan. U prehsh në paqe, Ilir“, shkruan Bregu në Facebook.

Ilir Shqina ishte ish-bashkëshorti i ish-politikanes dhe moderatores Grida Duma.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat