32.5 C
Tirana
Tuesday, July 8, 2025

Akuzohet për kultivim të bimëve narkotike në Australi, reagon me monolog Elvis Pupa (Voicenews: Totalisht dakord me aktorin)

Që në fillim të këtij shkrimi si media shprehemi totalisht dakord me aktorin e njohur të humorit, Elvis Pupa, me reagimin e tij në rrjetin social Instagram. Nuk na lidh asgjë me aktorin madje kemi botuar lajmin rreth situatës së tij, por ama që në reagimin e tij, për mënyrën se si shqiptarët i shohin gjërët, kami plotësiht të njëjtin qëndrim.

Aktori Pupa ka reaguar (duhet pak zgjuarsi për ta kuptuar) lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij dhe bashkëshortes së tij Belina Pupa, për kultivimin e 43 bimëve kanabisi në një banesë në Ascot Park të Australisë.

Këtë herë përmes një video në Instagram Elvis Pupa, teksa bën një monolog për perfeksionizmin dhe paragjykimet e shoqërisë, thotë se nuk i intereson mendimi i askujt për jetën e tij personale.

“Bota prapë të shkel me këmbë dhe e bën me buzëqeshje, të shkel me klas. Nuk e them këtë për miratim, as nuk më intereson mendimi juaj, sepse jeta ime personale është personale. Nuk më keni borxh asgjë e as unë ju. Aspak”, thotë ndër të tjera Elvis Pupa.

Pjesë nga fjala e aktorit në Instagram:

“Të gjithë synojnë të jenë perfekt. Unë kam lindur në fund të viteve ’70 dhe të jetoje fëmijërinë tënde në vitet ’80…Gjithmonë na thonin: ‘Mos fol, ha çfarë të kemi vendosur ne përpara. Por atëhere lale, s’kishe shanse të gaboheshe, mos të guxoje të gaboheshe, sepse atëherë nuk ishe njeri, ishe turpi i familjes, turpi i fisit, turpi i shoqërisë, turpi i shkollës dhe turpi i lagjes. Si rrjedhojë, prindërit thonin: ‘Ky nuk është kalamani im. Nuk e kam edukuar kështu unë këtë’.

Prindërit tanë ishin perfeksionist. Ata po. Dhe jo të llojit që thjesht ta mbajnë shtëpinë pastër, se ajo dihet që kur vinin komshinjtë, vinte prova e dy gishtave, që nuk kishte laborator që ja kalonte testimit të tyre se kur ishte hera e fundit që i kishe marrë pluhurat në shtëpi….

E kështu ti rritesh me idenë që duhet të rritesh perfekt. Duhet të ecësh siç duhet dhe të sillesh siç duhet. Në fund nuk përfundon njeri, por një robot me ankth.

Perfeksionizmi nuk është virtyt. Është një helm emocional, po me emër trendi. Nuk është ambicie vëlla. Nuk është sukses, por është një zë brenda kokës që të thotë gjithmonë. Ti nuk je duke bërë akoma mjaftueshëm, pavarësisht se ti ke dhënë gjithçka, edhe shpirtin. Ironia është që prindërit tanë nuk na urrenin, e kundërta.

Ata donin që ne të ishim perfekt që bota të na vlerësonte, mos të na shkelte me këmbë. Po bota prapë të shkel me këmbë dhe e bën me buzëqeshje, të shkel me klas.

Nuk e them këtë për miratim, as nuk më intereson mendimi juaj, sepse jeta ime personale është personale. Nuk më keni borxh asgjë e as unë ju. Aspak!”

Fjala e plotë në faqen zyrtare të aktorit në Instagram.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat