Gjyqtarja e GJKKO, Elsa Ulliri do të jetë kryesuese e trupës gjykuese që do të shqyrtojë dosjen e “aferës Partizani”, ku si të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe tre bashkëpunëtorë të tjerë.
Shorti për përzgjedhjen e trupës u zhvillua sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO).
Elsa Ulliri u zgjodh pas hedhjes së shortit, ndërsa Bib Ndreca dhe Rudina Palloi do të jenë anëtarë të trupës gjykuese.
