32.5 C
Tirana
Tuesday, July 8, 2025

Berisha akuzon KLGJ-në: Po përpiqet të mbrojë Irena Gjokën duke transferuar rastin e saj tek Prokurori i Përgjithshëm

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit në ambientet e Prokurorsë së Posaçme, në zbatim të masës “detyrim paraqitje”.

Kreu i PD, Sali Berisha, pas daljes nga SPAK hodhi akuza ndaj gjyqtares së çështjes së tij Irena Gjoka, se sipas tij, po mbrohet prej 15 muajsh.

Ish-kryeministri deklaroi se KLGJ duhej të vepronte brenda 15 ditëve në bazë të vulës apostile që ka në dorë. Por, theksoi Berisha, “KLGJ përpiqet ta transferojë tek prokurori i përgjithshëm, kurse ky i fundit tek Ulsiu. Ulsi, që bën kërkesa të drejtuara në mënyrë të atillë që të fshihet krimi i Irenës me 5 mbiemra.”

Sipas ish-kryeministrit: “Irena me 5 mbiemra paraqet një kontratë të firmosur në vitin 1996 dhe të lidhur sipas një Kodi Civil të miratuar në vitin 2015. Po a ka gjë më të turpshme se kjo? Kontrata është pa noter. Por kjo kontratë false është pranuar nga vetorët e Edi Ramës si dokument i vërtetë. Prej 15 muajsh Irena tallet me ta, i poshtëron, tregon se këta nuk kanë asgjë të përbashkët me një zyrtar dhe nuk guxojnë për shkak të keqpërdorimit të saj dhe shërbimeve që u ka kryer, t’u tregojë vendin”.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat