30.5 C
Tirana
Tuesday, July 8, 2025

Kristjan Asllani me sytë nga Championsi: E sjellim në shtëpi trofeun e lavdishëm

Mesfushori i Interit, Kristjan Asllani foli për “Sky Sport” rreth finales së Ligës së Kampioneve, ku shpreson se do të fitojnë në Mynih dhe jo të dështojnë si para dy vitesh. Ai gjithashtu u ndal edhe te tituli i humbur i Serisë A.

“Nuk dua të jem gënjeshtar, ende kemi keqardhje të madhe për titullin e humbur sepse ishte objektivi ynë që nga fillimi i sezonit. E dimë si është futbolli, tani kemi këtë ndeshje të shkëlqyer për t’u përgatitur, tani do të fillojmë të punojmë përsëri dhe të studiojmë kundërshtarin. Megjithatë, jemi të lumtur që kemi arritur deri këtu. Kompeticioni i Championsit është shumë konkurrues, është e vështirë të arrish deri në fund. E humbëm dy vjet më parë, duhet të hyjmë në fushë me vendosmërinë dhe ashpërsinë e duhur për ta sjellë në shtëpi këtë kupë” tha Asllani.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat