32.5 C
Tirana
Tuesday, July 8, 2025

Aksident i rëndë në Fier, autobusi përplaset me makinën e policisë bashkiake, 6 të plagosur

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në vendin e quajtur “ Ura e Sheqit” në Fier.

Nga informacionet paraprake mësohet se një automjet i policisë bashkiake është përplasur me një autobus të linjës Libofshë- Fier. Si pasojë e aksidentit, raportohet se 6 persona kanë mbetur të plagosur lehtë, të cilët janë dërguar drejt spitalit të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.

Paraprakisht dyshohet se autobusi i ka prerë rrugën automjetit të policisë bashkiake dhe për pasojë ka përfunduar në murin rrethues të një ish- kompleksi dyqanesh.

Policias ndodhet në vendin e ngjarjes, edhe pritet të japë informacion të detajuar në lidhje me shkaqet e këtij aksidenti.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat