27.5 C
Tirana
Tuesday, July 8, 2025

Deputetët e “vjetër” rikthehen në punë, Kuvendi parashikon seancë plenare më 29 maj

Pas një ndërprerjeje dy mujore, për shkak të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Kuvendi i Shqipërisë pritet të rinisë punimet me një seancë plenare të enjten e ardhshme, më 29 maj, në orën 12:00. Vendimi është firmosur nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.

Seancat parlamentare do të vijojnë deri më 8 korrik. Kushtetuta parashikon që 60 ditë para përfundimit të mandatit nuk mund të shqyrtohen projektligje të reja.

Ndërkohë, mandati aktual i deputetëve zgjat deri më 8 shtator, kur edhe pritet të mblidhet për herë të parë legjislatura e re, e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat