27.5 C
Tirana
Tuesday, July 8, 2025

Jeta e re si “single mom”/Monika Kryemadhi ndan pamjet nga xhirimet e filmit ku merr pjesë si aktore (e merr me sportivitet pensionin politik)

Dalja në “pension” si politikane është marrë me sportivitet nga Monika Kryemadhi, e cila gjeti menjëherë profesion të ri, si aktore filmash.

Tashmë si “single mom” Kryemadhi u përfshi gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit në fushatë për ish-bashkëshortin Ilir Meta, rikthyer sërish projektit të saj të ri, që nuk ka lidhje me politikën.

Ish-deputetja ka ndarë në InstaStory, pamje nga xhirimet e filmit që pritet të sjellë së shpejti, ku edhe ka deklaruar se do të ketë një rol të rëndësishëm si aktore.

Vetë Kryemadhi ka zbuluar detaje nga projekti, në një intervistë televizive, nga ku zbuloi se filmi është artistik dhe me të rinj, i cili do të titullohet “Me fat”.

“Unë kam disa projekte në për të bërë. Jam në realizimin e një filmi artistik e një grup të rinjsh. Kam rol të rëndësishëm, filmi quhet ‘Me fat’. Është një film interesant që ka në thelb familjen. Ka në thelb ëndrrat e të rinjve për t’i realizuar dhe sfidat me të cilat ata përballen dhe përplasen. Shoqëria në të cilën ne jetojmë, shoqëria në të cilën ne jetojmë e cila vjen në mënyrë nga më të ndryshmet. Ne shpresojmë ta nxjerrim ne Verë, shumë shpejt. Janë xhiruar një pjesë e skenave”, ka zbuluar Monika Kryemadhi.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat