30.5 C
Tirana
Tuesday, July 8, 2025

Mbyllet samiti i BE në Tiranë, liderët europian u përqëndruan tek lufta në Ukrainë dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor

Shqipëria priti samitin e gjashtë të komunitetit politik europian, në të cilin morën pjesë 47 kryetarë shtetesh e qeverishë dhe 5 përfaqësues të lartë të institucioneve të Bashkimit Europian.

Krerët e shteteve më të fuqishme të kontinentit evropian folën për një arkitekturë të re sigurie, ndërsa mesazhin e kishin të qartë për Vladimir Putinin dhe Rusisë, në mbështetje të Ukrainës.

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa kërkoi një Evropë më të bashkuar duke thënë se “Evropa duhet të investojë më shumë te mbrojtja e saj sepse kemi mësuar se paqja pa mbrojtje është iluzion.”

Presidenti francez, Emmnuel Macron tha se “orët e fundit Rusia nuk e do këtë armëpushimin, por trysnia europiane dhe amerikane do ta bëjë këtë. Rusia duhet t’i kthehet diskutimeve që u mbajtën në 2022, kjo do të thotë që duhet të këmbëngulim në mënyrë që të sigurojmë një paqe të qëndrueshme në Ukrainë.”

Për kryeministrin britanik, Starmer nëse Rusia nuk ulet në tryezën e bisedimeve duhet të paguajë çmimin.

“Rusia po tërheq këmbët zvarrë dhe po luan lojëra ndërkohë që Ukraina ka dëshmuar  se është pala e paqes dhe udhëheqjes”, tha Starmer.

Përveç Ukrainës, Presidenti i Turqisë solli në vëmendje edhe situatën në Gaza.

“Qëndrimi i pakompromis, agresiv dhe arrogant i Netanyahut rrezikon jo vetëm Gazën por të gjithë rajonin. Presim që Evropa të shfaqë aspiratën e duhur për vendosjen e armëpushimit në Gaza”, tha Erdogan.

Kryeministrja italiane dhe Presidentja e KE e vunë theksin te ajo që Evropa duhet të reflektojë për atë që është dhe çfarë do të jetë në të ardhmen.

“Identiteti evropian i Shqipërisë është fakt, edhe nga historia përpara gjeografisë. Italia është e angazhuar në Evropë për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor është vetëm për të mirën e sigurisë së Evropë”, tha Meloni.

“KPE është më shumë se një ide a forum, është shpresë e aftësisë sonë për t’i bërë ballë së bashku sfidave si evropianë”, u shpreh Von der Leyen.

Nga tryeza nuk mungoi një mesazh as për raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Duhet të bëjmë çdo përpjekje të mundshme që amerikanët t’i kemi në anën tonë. Nuk mund t’i zëvendësojmë kurrsesi. Sistemet tona politike, demokracitë tona, janë në rrezik. Prandaj duhet të tregojmë se jemi majftueshmërisht konkurrues”, tha kancelari gjerman Merz.

Ndërlidhja infrastrukturore, siguria ekonomike, emigracioni ilegal, investimet e përbashkëta, mbrojtja e mjedisit ishin disa prej çështjeve të tjera që Komuniteti Politik Evropian liderët evropianë diskutuan.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz nga Tirana tha se e gjithë BE duhet të jetë e qartë për mbështetjen ushtarake për Ukrainën.

“Bashkë me Donald Trump, Kier Starmer, Emmanuel Macron shkuam në Kiev për t’u takuar me Zelenskyn, e bëmë këtë jo vetëm ne si individë, por shpresoj fort që këtë e kemi bërë fort edhe në emrin tuaj, për të treguar vendosmërinë tonë për përkrahjen për vendin tuaj. Ne jemi të vendosur që ne duhet të vazhdojmë të japim mbështetje të fortë nga aspekti politik, ekonomik, ushtarak Ukrainës. Përpjekjet tona kanë treguar një sukses të vogël diplomatik. Fakti që ata po takohen për herë të parë pas 3 vitesh e gjysmë është ndoshta një sinjal shumë i vogël, por i fortë. Duhet të jemi të qartë për mbështetjen ushtarake për Ukrainën, të ketë pikë dyshimi që jemi të angazhuara dhe të gatshëm të japim mbështetjen tonë të plotë. Ne përballemi me çështjen e emigracionit, më lejoni të bej vetëm një koment, Ne përballemi me kërcënime nga emigracioni me 10-vjeçarë të tërë. Po përpiqemi të zgjidhim bashkë me BE, por duhet të bëjmë diçka edhe vetëm. Gjithçka që po bëjmë është në përputhje me legjislacionin e BE”, tha Merz. 

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat