21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Berisha nuk njeh zgjedhjet, lajmëron protestë gjatë zhvillimit të Samitit të BE në Tiranë (Përgjigjet nëse do japë dorëheqjen)

Kreu i opozitës, Sali Berisha deklaroi se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, ku Partia Demokratike humbi me rezultat të thellë, kundrejt Partisë Socialiste.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha lajmëroi se do të mbajnë një protestë të premten, paralelisht me samitin e Komunitetit Politik Europian (KPE), i cili do të mbahet në Tiranë.

Protesta është njoftuar që të nisë në orën 17:00, teksa do të mbahet në bulevardin “Zogu i Parë”. Lideri demokrat tha se tubimi do të jetë paqësor.

“Libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet me datën 16 në ora 17:00 në Bulevardin Zogu i Parë për të sensibilizuar opinionin publik botëror mbi krimet monstruoze të përbindëshit elektoral Edi Rama, që nuk respekton asnjë rregull, asnjë ligj kombëtar dhe ndërkombëtar për zgjedhjet. Protesta do të jetë paqësore. Ne garantojmë se nuk do ketë probleme që të cënojnë në shkallën më të vogël sigurinë e dinjitarëve që vijnë, por duam që ata të mësojnë se kanë qenë të ftuar nga një narkodiktator që nuk njeh ligj as moral për votën dhe vullnetin e qytetarëve të tij”, tha Berisha.

Më tej, Kreu i PD u shpreh i prerë se nuk do i njohë zgjedhjet, pasi sipas tij janë të ndikuara nga bandat kriminale. Ai shtoi se miqtë e Eruopës që do të vijnë në Tiranë, duhet të dëgjojnë zërin e një populli që kërkon të votojë i lirë dhe që një tiran i përdor të gjitha mjetet e dhunshme për tu rrëmbyer votën. Berisha rreshtoi më pas akuzat drejt Edi Ramës, që sipas tij ndukuan në zgjedhje, duke nisur nga bandat kriminale, tek blerja e votës apo manipulimi me zarfet e diasporës.

A do japi doëheqje sikurse shkruet në statut?

Berisha u pyet nëse do të zbatohet statuti i Partisë Demokratike pas humbjes së zgjedhjeve gjatë një konference për shtyp.

“Këtë betejë, gjer në fitore ai që e nisi dhe do ta bitisë. Beteja për votën e lirë. Prevalon mbi të gjitha. Asgjë nuk mund ta ndalë PD në këtë betejë”, tha Berisha.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat