18.6 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Kreu i ARRSH-së, Gentjan Gjyli nuk e mban dot presionin pasi del nga SPAK, shtyn gazetaren që po e pyeste (Sot ju komunikua se është i pandehur)

Presioni i madh psikologjik detyroi sot drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, të shtyjë gazetarën që po e filmonte pasi po dilte nga ambientet e SPAK, ku ju komunikua zyrtarisht se është i pandehur nën akuzën për shkelje të barazisë në tendera.

Pas daljes nga SPAK, Gjyli dukshëm i ngarkuar emocionalisht ka shtyrë gazetaren që e filmonte.

“Po, patjetër”, tha Gjyli ku u pyet nëse ishte marrë i pandehur dhe i shtyu kameran gazetares, duke i thënë “mos më hajde nga mbrapa”.

Hetimet kanë përfshirë gjithashtu edhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar në këtë shkelje të rregullave ligjore të prokurimeve publike.

Burime për mediat bëjnë me dije se gjithsej janë 25 persona të cilët janë marrë nën hetim dhe u është komunikuar akuza, teksa bëhet fjalë për biznesmenë dhe zyrtarë publik, si edhe inxhinier të ARRSH-së. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tendera.

Hetimi ka të bëjë me abuzimet me tenderat e rrugëve, teksa mësohet se janë mbi 10 praktika prokurimi të hetuara dhe dosja po hetohet nga prokurori Dritan Prençi.

Gentian Gjyli është thirrur edhe më parë në SPAK, ku ka dëshmuar mbi dyshimet e abuzimeve mbi ato tendera.

Burime për mediat bëjnë me dije se i pandehur dhe i është komunikuar akuza e re edhe ish- kreut të ARRSH-së, Evis Berberi. Ky i fundit ndodhet në qeli, pasi gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë, por dhe së fundmi në krye të ARRSH-së kishte dhënë 6 tendera kompanisë së ortakut të tij Valter Begaj dhe më pas fitimet i kalonin kompanisë që ai zotëronte në mënyrë indirekte.

Kujtojmë se Gentian Gjyli u emërua drejtor i ARRSH më 28 mars 2024, një javë pas arrestimit nga SPAK të ish-drejtorit Evis Berberi.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat