Një banesë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në fshatin Rrilë, në Lezhë.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, pasi familjarët kanë arritur të dalin në kohë nga ambientet e shtëpisë, por banesa është shkrumbuar totalisht.
Gjithashtu bëhet e ditur se banesa është në pronësi të Ndrec Rrushaj. Po ashtu dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
Ndërkohë grupi hetimor në bashkëpunim me specialistët e shërbimit zjarrfikës, po punon për të përcaktuar shkaqet e plota të ngjarjes.