12.3 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Panik në autostradën Tiranë Elbasan përfshihet nga flakët një makinë, bllokohet përkohësisht trafiku

Panik në autostradën në aksin nacional Tiranë-Elbasan, një makinë u përfshi nga flakët në afërsi të Tunelit të Kërrabës.

Dëshmitarë në vendngjarje thanë se flakët u përhapën me shpejtësi, duke krijuar panik dhe kaos për pak minuta mes drejtuesve të tjerë të mjeteve. Për fat të mirë, nuk raportohet për të lënduar.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, por dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga një defekt teknik.

Zjarrfikësit mbërritën në kohë për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit, ndërsa policia ka nisur hetimet për rrethanat e incidentit.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat