Policia e Tiranë ka arrestuar 5 persona, të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin ka marrë me forcë dhe e kanë mbajtur peng në një zonë periferike të kryeqytetit, deri sa bashkëshortja e ti u ka dhënë 20 milionë lekë të vjetra, pas kërcënimit se do e vrisnin.
Në kuadër të operacionit të koduar “Imediat” janë vënë në pranga shtetasit Sulejman Sina, 31 vjeç, Klinton Sina, 21 vjeç (vëllezër), Idajet Mashollari, 21 vjeç, Bajram Ibraliu, 57 vjeç dhe Nikoleta Begolli, 32 vjeçe, të gjithë banues në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur më 29 Prill.
“Nga hetimet, pamjet filmike dhe provat e siguruara ka rezultuar se shtetasit Sulejman Sina, Klinton Sina dhe Idajet Mashollari, në rrugën “George W. Bush”, kanë marrë me forcë në një automjet dhe kanë mbajtur peng, në një banesë të braktisur të fshatit Kakunjë, shtetasin E. A., 68 vjeç. Më pas kanë telefonuar bashkëshorten e tij, të cilën e kanë shantazhuar për jetën e 68-vjeçarit, duke i kërkuar shumën prej 20 lekësh. Kjo shumë i është dorëzuar shtetasit Bajram Ibraliu, në zonën e Saukut” njofton policia.
Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se nga kontrolle në banesat e shtetasve të arrestuar si dhe në një automjet me të cilin lëviznin shtetasi Sulejman Sina dhe shtetasja Nikoleta Begolli, kanë gjetur dhe sekuestruar 17 miloion e 460 mijë lekë të vjetra, të dyshuara të marra nëpërmjet kanosjes, nga bashkëshortja e shtetasit E. A.
Detaje nga pengmarrja në Tiranë
Nga hetimet ka rezultuar se Edvar Agalliu kishte filluar të fliste me Nikoleta Begollin, e cila kishte një lidhje me Sulejman Sinën, një person të dënuar më parë për vjedhje me dhunë.
Dyshohet se pas komunikimeve me Begollin, Agalliu është ftuar nga kjo e fundit që të shkojë në zonën e Pazarit të Ri, ku ka rënë në pritën e përgatitur nga një grup prej tre personash.
Pas takimit, Agalliu është detyruar të hipte në një automjet, ku është mbajtur i mbyllur dhe i kërcënuar nga autorët për të dorëzuar një shumë prej 2 milionë lekësh. Kërcënimi i drejtpërdrejtë ndaj jetës së tij ka detyruar bashkëshorten e 68-vjeçarit që të dorëzojë një pjesë të shumës së kërkuar. Pjesa tjetër e shumës u sekuestrua më vonë nga Policia gjatë operacionit të koduar “Imediat”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.