Një organizatë me fokus të drejtat e grave, ka zhvilluar një anketë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, në qarkun e Tiranës. Ankesa me 1000 qytetarë të pyetur ka pasur në fokus vetëm gratë e vendosura në listën e hapur të Tiranës dhe ka një marzh gabimi prej 2%. Voicenews.al ka konsultuar shifrat e këtij sondazhi, por duke mirëkuptuar porositësit e sondazhit të cilët e kanë për qëllime studimore (në lidhje me projektet për rolin dhe fuqizimin e gruas) dhe jo elektorale, do publikojë vetëm rezultatet, dhe jo të dhënat e tjera të përftuara nga anketa. Nga të dhënat e kryqëzuara me metodologjinë ne verifikimit direkt dhe të tërthortë të rezultatit, në qarkun e Tiranës vetëm Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë shanse reale të nxjerrin deputete në parlamentin e ardhshëm nga lista e hapur.
Nga rezultati i anketës, Partia Socialiste mund të nxjerri nga lista e hapur maksimumi 3 zonja deputete. Por vendi i tretë dhe vendi i katërt janë afër në përqindje të anketës. Ndërsa vendi i katër ka diferencë rreth 5% nga vendi i pestë.
Blerina Gjylameti
Anila Denaj
Ermonelaj Felaj
Julinda Dhame
Mimi Kodheli
Ndërsa Partia Demokratike, mund të nxjerri maksimumi 2 zonja deputete nga lista e hapur. Rezultati i anketimit nxjerr 3 zonja si më të votuara, nga lista e hapur edhe e renditura e katërta ka një diferencë prej mbi 3%, nga vendi i tretë në listë.
Jorida Tabaku
Dhurata Çupi
Ardiana Kalaja