21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Superiorja ul siparin, në lojë nga vendi i parë tek i fundit! Ja 5 ndeshjet që do luhen në të njëjtin orar 15:30

Kategoria  Superiore ul sot siparin e sezonit të rregullt dhe si rrallëherë në lojë është gjithçka, duke filluar nga vendi i parë, për të shkuar tek i fundit. Në orën 15:30 luhen paralelisht të 5 sfidat e këtij kampionati që do të përcaktojnë jo vetëm renditjen në “Final Four”, por edhe luftën për mbijetesë.

Dy sfida direkte për vendin e katërt dhe pjesëmarrjen në “Final Four” luhet në stadiumin “Arena e Demave” mes Partizanit që ndjek tashëm Elbasanin dhe Korçë, është sfida tjetër direkte për mbijetesën, mes Skënderbeut dhe Bylisit.

Jo pa rëndësi janë ndeshjet e tjera, pasi Egnatia-Teuta është përcaktuese për vendin e parë dhe një çek prej 100 milionë lekësh që garanton ai. Ndërkohë, Vllaznia-Laçi dhe Dinamo-Tirana janë të dyja përcaktuese për renditjen dhe “bonusin” e gjysëmfinales në “Final Four”, por edhe për luftën për mbijetesë me dy skuadrat udhëtuese të dënuara për të marrë fitore.

Java e fundit:

Partizani-Elbasani

Skënderbeu-Bylis

Egnatia-Teuta

Vllaznia-Laçi

Dinamo-Tirana

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat