18.6 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Lirohet nga qelia ish-drejtoresha e spitalit të Dibrës, u arrestua për dhunim dhe përndjekje të stafit

Dy ditë pas arrestimit, ish-drejtoresha e spitalit të Dibrës, Irini Shehu, është liruar nga qelia.

Gjykata ndaj Shehut caktoi, masën “arrest shtëpie’.

Irini Shehu u arrestua me 23 prill, pasi ishte vënë nën hetim për përndjekje të punonjësve. Ajo po ashtu u shkarkua nga detyra pasi goditi me një mjet të fortë shefin e financës, Shaban Uklala.

Edhe pas shkarkimit nga posti i drejtoreshës së Spitalit Rajonal të Dibrës, Shehu ka vijuar të kërcënojë dhe ngacmojë ish vartësit e saj.

Vetë Shehu e cilësoi arrestimin si të padrejtë dhe të pabazuar në prova konkrete.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat