18.6 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Kanosi gruan me armë zjarri, bie në pranga 40-vjeçari nga Kamza

Një ngjarje kriminale është parandaluar nga policia, ku një 40-vjeçar i cili ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanoste atë, me armë zjarri u arrestua. Në kuadër të operacioni të koduar “Reagimi” u vu në pranga shtetasi A. M., 40 vjeç, banues në Kamëz.

Gjatë kontrollit në banesën e 40-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit pistoletë me të cilën ai kanoste bashkëshorten e tij, dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan.

“Shërbimet e Sektorit të Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas njoftimit se një shtetas kishte dhunuar bashkëshorten e tij dhe e kishte kanosur atë, me armë zjarri, kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale. Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, u arrestua në flagrancë shtetasit A. M., 40 vjeç, banues në Kamëz. Gjatë kontrollit në banesën e 40-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit pistoletë me të cilën ai kanoste bashkëshorten e tij, dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale” njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat